Partia Demokratike ka dërguar në SPAK kallëzimin penal për atë qe e quan grupin e strukturuar lidhur me aferën e inceneratorëve. Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku tha se janë 50 persona të paditur, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas saj ky kallëzim penal është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe voluminoze të kryer nga Komisioni dhe mbi të gjitha nga Partia Demokratike.
Tabaku: Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar
Te mos kete dosje te vecanta per hetimin. Te hetohen ne nje hetim te vetem. Grupi ka funksionuar si nje i vetem. Kompanite kane marre kredi bankare dhe jane pa eksperience.
Te hetohen se bashku te 50 individet. Jane po te njejtet individe qe kontrollojne dhe zbatojne kontratat.