“PD parti mesjetare”, Frrok Çupi: Berisha fitoi me vetveten! Është si një grupim mafioz më shumë se politik

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjen e Berishën në krye të PD-së, ku thotë se në fakt fitoi me vetveten, ndërsa të djathtën e drejtuar nga Berisha, e quan parti mesjetare.

“Padyshim që Berisha gjithmonë fiton vetveten, përsërit vetveten. Është një parti mesjetare, nëse ka patur të tilla në mesjetë, ose si grupim mafioz më shumë se grupim politik. Është një mafioz në majë, ka ushtarët e vetë dhe ca lekë mënjanë me të cilat mund të sjellë trofe”.

Pasi një vit më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ‘non grata’, Berisha u rikthye më aktiv në politikë, ndërsa më vonë, pas humbjes së Lulzim Bashës shpalli kandidaturën për të rimarrë drejtimin e PD-së.

“Në momentin që Berishës i zbuluan krimin, tha unë do të bëhem përbindësh tani. Është forca e një bosi 30-vjeçar që ka dhënë privilegje. Janë njerëz që vjedhin dhe votat e tyre. Edhe pse e dinin që Berisha fiton 100%, prapë vidhnin vota që t’i bënin qejfin shefit”, thotë Çupi në analizën e tij.

Zjarr Tv Ad