Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pasi PD ka përgënjeshtruar lajmin për ndërtimin e disa kullave shumëkatëshe te selia blu. Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kullat zhdukin selinë nga aty ku është, teksa shkruan se 2013 ka firmosur një projekt për Xhaminë e Madhe dhe që nuk kishte lidhje me selinë e PD.
Ndër të tjera ai paralajmëron Lulzim Bashën dhe Edi Ramën teksa shkruan “paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Pergenjeshtrim! Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.
Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.
Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP. Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.
Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb