PD përshëndet kthimin në Kuvend nga Meta të koncesionit për portin privat në Porto-Romano

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PD shkruan se vendimi i presidentit është i drejtë, pasi mbron interesin pu8blik duke mos lejuar faljen e pasurisë së vendit pa garë.

Reagimi i PD-ës:

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës. 

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.  

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve. 

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Zjarr Tv Ad