PD: Prokurori që kaloi Vetting-un në kundërshtim me ligjin, bashkëpunëtor i sigurimit

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Emërimi i Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi është në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është kryer në kundërshtim me Ligjin”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një dalje për mediat.

Sipas tij “Arta Marku dhe vetting-u e kualifikoi Bujar Sheshin në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll”.

“Dokumentat zyrtarë tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë.

Ligji e ka shumë të qartë: një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.” – deklaroi Strazimiri.

Zjarr Tv Ad