PD: Prokuroria gënjeu për gishtërinjtë e Agim Kajmakut, presim përgjigje për 3 pyetje kyçe

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Prokuroria gënjeu për gjurmët e gishtërinjve”. PD kërkon transparencë për veprimet e Prokurorisë për çështjen e Agim Kajmakut dhe pret përgjigje për 3 pyetje kyçe.

Partia Demokratike njoftoi sot se i ka i kërkuar Prokurorisë dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i arrestuar dhe i kërkuar në Greqi me emrin  Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg. Duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji, Partia Demokratike kërkon të njihet me çdo veprim të prokurorisë që nga data e dorëzimit prej saj të kërkesës së verifikimit në 20 Gusht deri në 5 Shtator.

Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje mashtrimin publik të prokurorisë për pretendimin se Agim Kajmaku nuk ka dorëzuar akoma gjurmët e gishtërinjve, përtej afatit 5 ditor të përcaktuar nga ligji, sepse, siç u shpreh prokuroria, “shërbimi postar ka ngatërruar adresën e tij dhe ende nuk ka dorëzuar shkresën.”

Në letër theksohet përgënjeshtrimi i ardhur nga Posta Shqiptare, e cila konfirmoi se dokumenti i prokurorisë është dorëzuar në Bashkinë Vorë, fakt ky që, siç deklaroi Posta, vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

1. Sistemin e dërgesave nga bar kodi përkatës.
2. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë”.

Duke iu referuar përgjigjes së Postës, Partia Demokratike thotë se nuk ka asnjë dyshim që shtetasi Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin zyrtar për dorëzimin e gjurmëve daktiloskopike më datë 29 Gusht dhe sipas nenit 8 të ligjit të dekriminalizimit, duhet të kishte përmbushur detyrimin e tij deri në datën 3 Shtator 2019. “Çuditërisht,  nga ana juaj më datë 4 Shtator thuhet se subjekti nuk e ka marrë ende shkresën. Ky në fakt duket më shumë si justifikim i paligjshëm nga ana e organit të prokurorisë për të mos zbatuar sanksionin që parashikon ligji në rast se subjekti nuk dorëzon gjurmët daktiloskopike.”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD për të marrë të gjithë dokumentacionin me veprimet e Prokurorisë për këtë çështje.

Zjarr Tv Ad