PD publikon faktet: Ja çfarë është vërtetuar në seancën e gjashtë të Komisionit të inceneratorëve, Rama s’i shpëton përgjegjësisë për vjedhjen e 430 mln eurove

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka publikuar faktet që sipas tyre janë vërtetuar nga deklarimet e dëshmitarëve të thirrur në Komisionin Hetimor për inceneratorët në seancën e gjashtë.

PD thotë se ky komision çdo ditë po fakton se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen e 430 milionë eurove, si dhe do çojë para drejtësisë çdo pushtetarë që ka dëmtuar opinionin publik.

Postimi i PD:

Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po fakton pse Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euroshe. Shkeljet e njëpasnjëshme, që kanë çuar para drejtësisë një ministër të qeverisë Rama, do të zbardhen deri në fund, derisa çdo pushtetarë që ka dëmtaar interesin publik të përballet me ligjin.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e gjashtë:

Erion Veliaj ka dhënë miratimin për projektin e Inceneratorit të Tiranës, pa vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës;

Erion Veliaj detyron kompanitë të depozitojnë dhera dhe interte në Inceneratorit e Tiranës pa asnjë vendim, 45 milionë euro të ardhura shtesë;

Me firmën e Damian Gjiknurit, qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë;

Damian Gjiknuri i jep shoqërisë “Albtek Energy” edhe një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite;

Damian Gjiknuri ka udhëtuar në vitet 2012-2019 6 herë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton;

Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;

Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit. Agjensia e Prokurimeve Publike e bëri të ditur këtë shkelje;

Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;

Bllako deklaroi se është pyetur në SPAK për 5 orë dhe se nuk mund të japë dëshmi, sepse ka frikë mos vetëfajësohej.

Zjarr Tv Ad