Partia Demokratike ka publikuar sot një pjesë tjetër nga dosja e përgjimeve të prokurorisë për çështjen ‘Babalja’. Nga selia blu deputeti i PD-së Ervin Salianji lexoi pasazhe të përgjimeve në fjalë, ku në qendër të tyre është Fredi Alizoti. Ai thotë se Alizoti ka thënë; Hap gojën sa do, apo ‘Më mirë një vit burg dhe marr ato që mu ofruan’.
Sot po publikojmë një pjesë tjetër të dosjes së përgjimeve. Ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria
Alizoti: Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër
Të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi
Shoku nga Librazhdi i kishte thënë: Hap gojën sa do
Këto janë përgjigjet e aktorit të Ramës, Taulant Alizoti
Alizoti bën pohimin se muhabetet janë bërë tamam. Ai thotë më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më janë ofruar, se sa të rri kështu.
Albert Veliu i thotë Alizotit: Cfarë pune ke ti që afrohesh kur s’ke lidhje me këtë.
Këto janë prova që Prokuroria të arrestojë Ardi Veliun, për pengim të zbulimit të vërtetës, në mbrojtje të një trafikanti. Sot Prokuroria duhet t’i japë fund farsës që është ngritur deri më sot. Sot është dita kur Taulant Balla duhet të procedohet penalisht. Sot Fatmir Xhafaj duhet të hetohet për mbrojtje të vëllait të tij. Është e qartë që fundin e Ramës nuk e fshehin dot
Partia Demokratike ka akuzuar Fredi Alizotin si aktor të paguar nga Edi Rama.