PD: Puka e bllokuar prej 10 ditësh, qeveria bën vetëm shfaqje dhe propagandë

0
788
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Puka dhe fshatrat e saj janë nga zonat më të varfëra e të papuna të vendit, por njëkohësisht me të goditurat nga moti i acartë i këtyre ditëve. Shumë familje në zona të thella, dhe njësi të tëra kanë mbetur të izoluara, pa drita, pa ngrohje, në krizë edhe për ushqime.

Ndërhyrjet e qeverisë kanë munguar totalisht, dhe prezenca e tyre ka qenë vetëm për propagandë. Njerëzit në Pukë e dinë se edhe ato pak ndihma që janë dhënë, janë dhënë për të afërmit e deputetëve e pushtetarëve. Ervin Salianji dhe kreu i degës së PD, Pukë, ishin pranë banorëve.

“Kanë ditë që ngrihen shqetësimet e banorëve të Pukës dhe të rrethinave, për motin e acartë dhe bllokimin që i është bërë pothuajse të gjithë zonës së rrethit të Pukës. Siç duket qartësisht nga pamjet, këtu jemi pothuajse 30 metra nga Bashkia e Pukës dhe trashësia e borës është më shumë se një metër.

Janë zona dhe lagje të qytetit të Pukës, të gjitha të bllokuara, të gjitha të pahapura, të gjitha të pastabilizuara apo të pandihmuara nga ana e qeverisë apo nga ana e Bashkisë së Pukës. Ministri i Brendshëm i cili ishte dje në zonës e Pukës, ka bërë vetëm shfaqje dhe propagandë, ka vazhduar me intensitet propagandën po njësoj sa ç’është intensiteti i reshjeve por asnjë ndihmë nuk ka shkuar për banorët e qytetit të Pukës as në infrastrukturë, as në ushqime, as në ushqime për bagëtitë”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad