PD: Pushteti i Ramës i garanton djalit të deputetit mbrotje

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e me akuzën për përdjekje të djalit të deputetit Rrahman Rrahja, ku deklaroi se kjo akuza është akuza më e lehte për djalin përdhunnues.

Në një dalje për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se arrestimi për krimin më të lehtë është provë e pandëshkueshmërisë së krimit nën qeverisjen e Edi Ramës. Pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës e dhe nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.

Deklarata e plotë

Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik – atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë.

Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë – përndjekjen.

Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.

Ndërkohë, deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje. Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për mosprekjen e tyre.
Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm sot nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë  janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.

Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj.

Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik.

Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.

Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor – mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja.

Për qytetarët dhe për shqiptarët sot po qartësohet çdo ditë e më shumë se Edi Rama e ka të lidhur fatin e tij politik me kriminelët.

Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!

Nëse tolerojmë në heshtje, radha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!

Sot unë do t’i bashkohem protestës së qytetarëve të lirë, përpara kryeministrisë në orën 17.30 për të treguar se jam një njeri i lirë, se jam një nënë që nuk pranon që fëmijët e saj të rriten nën pushtetin e krimit!

Së bashku ne mund t’ia dalim këtë që po ndodh sot në Shqipëri.

Së bashku mund ta ndalim krimin!

Zjarr Tv Ad