PD: Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë, nuk ka asnjë laborator të posaçëm, të pasurit po kurohen në Turqi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka deklaruar ditën e djeshme se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pasurisë, ku është shprehur se nuk asnjë laborator të posaçëm, si dhe ka shtuar që të pasurit shkojnë të trajtohet në Turqi, ndërkohë që njerëzit e tjerë përballen me vështirësi me virusin në Shqipëri. Sipas PD, situata për shkak të Covid-19, është në rënie të lirë, sistemi shëndetësor i mbingarkuar dhe riskon të lerë pas dore pacientët kronikë dhe me sëmundje të tjera të kurueshme.

“Me një buxhet të cunguar, me një keqmenaxhim dhe abuzim të fondeve me koncensionet e dështuara në shërbime, por në dobi vetëm të xhepave të oligarkëve, sistemi ka hyrë në kolaps. Sa laboratorë janë vënë në shërbim të pandemisë? Sa aparatura ECMO janë blerë? Një e tillë kushton përafërsisht 72.000 $ dhe nëse qeveria do të blinte 10 të tilla do të kushtonin vetëm 720.000$, por nuk e ka bërë deri tani një gjë të tillë, duke i privuar një aparaturë jetësore të prekurve në gjendje të rënduar nga Covid-19. Kjo është dhe një nga arsyet përse marrin charterin për të qenë më të sigurt në spitalet jashtë shtetit, ndoshta për të kursyer më shumë para nga ato që iu morën shqiptarëve me koncesione që ofrojnë shërbime fantazmë”, – ka shkruar Pampuri.

Reagimi i Pampurit

Ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri ka shkruar dje se, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri listohen ndër më të ulëtat ndër vendet e Europës Juglindore, rreth 2.97%. Ajo i është referuar raporti të fundit të OKB-së sa i takon pandemisë së vendin tonë.

“Sistemi shëndetësor shqiptar mund të tejngarkohet nga Covid-19, e kjo të bëhet shkak për të anashkaluar pacientët me sëmundje të tjera, jeta e të cilëve mund të vihet më shumë në rrezik se ata të prekur nga Covid-19. Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen ekonomike ndaj Covid-19 ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në vend rrezikon të mbingarkohet nga pandemia e Covid-19 dhe kjo mund të bëjë që të ulet vëmendja ndaj sëmundjeve të parandalueshme, dhe të trajtueshme, ç’ka mund të përbëjë risk për jetën e qytetarëve. Sistemi shëndetësor mund të tejngarkohet për shkak të Covid-19 nëse nuk mbështetet siç duhet dhe nëse situata precipiton atëherë do të krijohej kaos, ç’ka do të rëndonte në kurriz të qytetarëve dhe shëndetit të tyre, deri në riskim të jetës”, – ka shkruar Pampuri në një postim në rrjetin social Facebook.

Koncensionet

Më tej Pampuri është shprehur, se edhe pse Shqipëria është ndër vendet me buxhetin më të ulur për pandeminë, vijon që të mos anulojë koncesionet në një situatë të vështirë. Ajo shprehet se me këtë buxhet të cunguar po funksionon si të jetë një sistem post lufte.

“Ndërkohë Shqipëria ka luksin dhe vijon ta ketë që koncensionet të mos i anulojë edhe pse përballë një situate të vështirë të shkaktuar nga pandemia, madje në vijim të marrëzive, vijon me to siç është edhe rasti i laboratorit në QSUT ku 73 mjekë e personel tjetër shëndetësor dalin të papunë për shkak se koncensionari do të vijojë punën pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë edhe në këtë fazë kritike ku ndodhet sistemi, i cili duhet të jetë i detyruar të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e tij për t’i ardhur në ndihmë pandemisë, por me këtë buxhet të cunguar po funksionon si të jetë një sistem post lufte, ku zhvendosen shërbime për t’ia vënë hapësirat në dispozicion të prekurve nga Covid 19, duke i degdisur mjekë, e staf mjekësor sa nga njëri spital në tjetrin, duke shkaktuar kaos për stafin mjekësor dhe pacientët kryesisht”, – ka shkruar Pampuri.

Zjarr Tv Ad