Partia Demokratike reagon pas incidentit në zyrat e FRD-së në Tiranë, ku Policia Bashkiake u përplas me disa zyrtarë të kësaj force politike dhe presidentin Ilir Meta, pasi kërkoi lirimin e ambienteve që pretendon se janë në pronësi të saj.
PD thotë se veprimi i sotëm është “hakmarrje përmes shtetit policor” të kryeministrit Edi Rama, për arsye se FRD vendosi t’i bashkohet koalicionit opozitar.
REAGIMI I PLOTË I PD:
Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.
Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.
Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!