PD riorganizohet para nisjes së Parlamentit/ Të hënën zgjedh pasuesin e Nishanit dhe Kryesinë…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java e ardhshme rikthen politikën në skenë pas pushimeve të verës. E ndërsa Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se do të shpallë përbërjen e qeverisë së re, ditën e hënë Lulzim Basha do të rifreskojë partinë, duke zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, Kryesinë e re, Sekretariatin, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë. “ABC” ka siguruar mesazhin me të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së, Bardhi njofton strukturat për mbledhjen.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD” thuhet në mesazhin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Shtatori nis me një vendim të vështirë për Lulzim Bashën, që duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe kërkesës së SHBA-së, për përjashtimin e ish-kryeministrit për shkak të shpalljes “non grata”.

Zjarr Tv Ad