PD shfaq dokumentat e mashtrimit, ja si e devijoi Veliaj, ‘Lanën’

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, zëdhënësja  Ina Zhupa dhe juristi Gazment Bardhi, kanë publikuar fakte të reja se si kryebashkiaku Erion Veliaj ka mashtruar duke deklaruar se nuk do të kishte ndërtime në zonën e Unazës së Re. Në fakt, devijimi i shtratit të Lanës në atë zonë tregon se aty do të ndërtohet një kompleks rezidencial prej 60 mijë euro në pronësi të trafikantit biznesmen Edmond Bego.

Zhupa: “PD publikoi dy ditë më parë dokumenta zyrtarë që faktojnë se me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt është ndryshuar plani urbanistik i Tiranës dhe është devijuar rrjedha e lumit Lanë për të favorizuar projektin 60 milionë euro të pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Edmond Bego.

Edi Rama dhe Erion Veliaj flasin për çdo gjë por nuk i japin përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

Pse u ndryshua plani urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua rrjedha e lumit Lanë në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmon Bego?

A ka aplikuar Edmond Bego për lejen e ndërtimit me projektin e hartuar nga kompania italiane Misalab?

A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bego?

Me paratë e kujt do të investohet në projektin që ndryshoi rrjedhën e Lanës?

Erion Veliaj në panik për të fshehur të vërtetën e mashtrimit e rëndoi edhe më shumë pozitën e tij duke mohuar projektin lukzoz prej 60 milionë eurosh.

Sot do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt

Zjarr Tv Ad