PD: Sotiraq Filo miratoi vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me anulimin e ndërtimit të TEC-it në Korçë, duke deklaruar se ky vendim është meritë e rezistencës dhe presionit qytetar.

PD e Korçës ka publikuar një dokument me firmën e Kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, i cili sipas saj  miratoi vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i.

“Pas firmës së Niko Peleshit, që i mundësoi kompanisë investitore, statusin e investitorit strategjik, kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ushtari i zellshëm që nuk di të thotë jo, firmosi lejen për venddepozitimin e mbetjeve, që do të gjeneroheshin nga vënia në funksion e TEC-it.

Partia Demokratike e Korçës ka siguruar dhe po bën publik dokumentin e datës 11 shtator 2018, ku thuhet qartë se, venddepozitimi i mbetjeve inerte është përcaktuar të jetë fusha e vjetër e mbetjeve ndërsa mbetjet e tjera do t’i dorëzohen kompanisë kontraktore të bashkisë.
Ky dokument i sigluar me firmë abuzimi dhe vulosur me vulë turpi, është fytyra e vërtetë e Sotiraq Filos, i cili jo vetëm e ka mbështetur projektin “de facto”, por edhe “de jure” me vendimmarrjen e tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të TEC-it, pa pyetur dhe dëgjuar askënd, veç urdhërdhënësve të tij” thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas PD-së, Sotiraq Filo firmos natën lejen për TEC-in dhe qan ditën para kamerave, që të zhbëjë atë për të cilën u investua bashkë me Peleshin.

“Nëse TEC-i nuk do të ndërtohet, kjo nuk është as merita jote, as e Peleshit, as e Klosit dhe të tjerëve, por është fitore e një beteje të nisur dhe finalizuar nga mijëra qytetarë, edhe votues të tu, që i injorove dhe shpërfille, derisa karrikja ku je ulur t’u drodh dhe shkund nga zemërimi dhe revolta që mund të përmbysë edhe botën dhe, padiskutim, edhe ty.

Kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e Korçës ta përplasën në fytyrë, si një leksion të shkëlqyer të qëndresës dhe dashurisë për Korçën dhe për të cilën ti duhet të mbash përgjegjësi, edhe penale”.

 

 

Zjarr Tv Ad