PD: Tahiri e mban peng Ramën, ka faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun drogës!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka deklaruar sot se arsyet e mosndëshkimit nga drejtësia të ish-ministrit Saimir Tahiri janë të lidhura drejtpërsëdrejti me kryeministrin Edi Rama.

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD nënvizoi se “Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij.

Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën.

Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dyvjeccare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.”

Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim: Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.

Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.

Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.

Mbylli çështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.

Ushtroi presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

Zjarr Tv Ad