PD: Të arrestohet Vangjush Dako, dosja 339 nën kontrollin e Ramës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe ditën e sotme Partia Demokratike ka kërkuar arrestimin e kryetarit të bashkisë Vangjysh Dako I cili dyshohet se ështe i përfshirë me bandat e Durrësit. Me anë të një deklarate për mediat, Baçi u shpreh se qeveria e kryeministrit Edi Rama, është iligjitime e cila ka ardhur në pushtet në sajë të masakrës elektorele te 2017.

Deklarata e Plotë:

Sot bëhet një muaj, që kur u provua se dosja 339 ekzistonte dhe, bashkë me të, provoheshin si të vërteta edhe denoncimet e Partisë Demokratike se qeveria e Edi Ramës është një qeveri ilegjitime, e dalë nga masakra elektorale e qershorit 2017.

Simbol i kësaj masakre është Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili është kapur në përgjime duke blerë vota me bandat në shkëmbim të fuqizimit ekonomik të tyre.

Dosja “339”, e cila prej një muaji mbahet nën kontrollin e Edi Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është prova që çon në burg Vangjush Dakon.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Përgjimet në dosjen 339 provojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetem në bashkinë e Durrësit, por edhe kryeministri.

  • Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
  • Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
  • Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.
  • Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako nuk ka shpëtim! Ai do të arrestohet!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Zjarr Tv Ad