PD: Vjedhja e 430 milionë eurove të buxhetit të shtetit, skemë e mirëorganizuar nga qeveritarë të korruptuar

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rapa lidhur me aferën e inceneratorëve. Përmes një video të postuar në “facebook”, PD thekson se Rama dha miratimin e projektit edhe pse u njoftua se ishte në shkelje të ligjit.
Postimi i plotë i PD-së:

Përmes nje skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin.

Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:

Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.

Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

Ahmetaj miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani. Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Zjarr Tv Ad