PD, Vokshi përshëndet zgjedhjen e Manfred Weber në krye të PPE

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Albana Vokshi ka përshendetur sot, zgjedhjen e z. Manfred Weber si President i Partive Popullore Europiane. Vokshi e shkroi sot në Fb, në dy gjuhë, urimin e saj për fitoren e z. Weber.  “Congratulations to Manfred Weber, who has been elected EPP President with 447 votes! EPP times! – Urova z. Manfred Weber që u zgjodh President i PPE me 447 vota! Është koha e PPE!”- vlerësoi ajo.

Vokshi e kishte konsideruar me rëndësi, zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ri të PPE një ditë më parë: “Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian”, theksoi deputetja e PD-së.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë sot se Manfred Weber, i cili sapo u zgjodh President i Partisë Popullore Evropiane (EPP),  tashmë drejton këtë grupim në Parlamentin Evropian, ku ka shumicën.

Weber u zgjodh President me 447 vota nga 502, në konferencën e partisë në Roterdam. Ai nuk kishte kandidatë alternativë.

Në një intervistë para zgjedhjes së tij, Weber i tha kanalit televiziv BR24 se Evropa duhet të tregojë më shumë lidership. Ai mbrojti krijimin e një ushtrie evropiane dhe heqjen e të drejtës së vetos së vendeve të BE-së, gjë që vonon vendimmarrjen në fusha të tilla si politika e jashtme.

Zjarr Tv Ad