PD zbardh ‘skemën korruptive’ të Damian Gjuknurit, ja si i dha tokën në Jalë kushërinjve për 24 orë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme Sekretarin e Pqrgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri se ka kryer një aferë korruptive në bregdetin shqiptar të Jalës. Duke bërë publike disa dokumenta hipoteke, PD akuzon Damian Gjiknurin se i ka dhënë për 24 orë tokë në bregdetin e Jalës kushërinjve të tij të parë.

Sipas Arbi Agalliut, Drejtoria e ALUIZNI-t së bashku me zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Vlorë kanë legalizuar dhe hipotekuar për 24 orë objekt dhe truall me vendodhje në Jalë, Vuno .Më pas Bashkia Himarë, jep një leje ndërtimi për kompaninë “Jala Investment”, pikërisht në këtë sipërfaqe toke. Përshkak të dyshimeve që i kanë lindur, Partia Demokratike i shtron disa pyetje Damian Gjiknurit:

  1. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në institucione si ALUIZN-i dhe Hipoteka Vlorë, për të përshpejtuar dhënien e lejes së legalizimit për këtë objekt?
  2. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në Bashkinë Himarë për të marrë leje ndërtimi kompania “Jala Investment” ku aksionerë janë kushërinjtë e parë të tij?
  3. A po ndërhyn z. Damian Gjiknuri pranë organeve të drejtësisë në këto momente, të cilat janë duke shqyrtuar rastin?

Reagimi i plote

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ARBI AGALLIU:

Jemi sot këtu për të denoncuar aferat korruptivë që ndodhin me tokat në bregdetin shqiptar. Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë së bashku me zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Vlorë kanë legalizuar dhe hipotekuar për 24 orë objekt dhe truall me vendodhje në Jalë, Vuno.

Më pas Bashkia Himarë, jep një leje ndërtimi për kompaninë “Jala Investment”, pikërisht në këtë sipërfaqe toke.

Ajo që ne evidentojmë është pikërisht fakti se aksionerë të kësaj kompanie janë kushërinjtë e parë të deputetit të qarkut të Vlorës, z. Damian Gjiknuri.

Në këtë kontekst ne shtrojmë këto pyetje për z. Gjiknuri

  1. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në institucione si ALUIZN-i dhe Hipoteka Vlorë, për të përshpejtuar dhënien e lejes së legalizimit për këtë objekt?
  2. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në Bashkinë Himarë për të marrë leje ndërtimi kompania “Jala Investment” ku aksionerë janë kushërinjtë e parë të tij?
  3. A po ndërhyn z. Damian Gjiknuri pranë organeve të drejtësisë në këto momente, të cilat janë duke shqyrtuar rastin?

Partia Demokratike inkurajon fort çdo qytetar të denoncojë fort çdo akt korruptiv, çdo presion që ndodh nga punonjës të caktuar, të korruptuar në administratës publike

Zjarr Tv Ad