PD zhvilloi Kuvendin Kombëtar, Gjekmarkaj iku në ‘Disney Land’, lezhjanët: Nuk e njohim fare

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj zgjodhi të shkonte në ‘Disnay Land’, për të shijuar pushimet, në ditën që demokratët dhe votuesit e tij mbajtën kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike. Por duket se deputeti Agron Gjekmarkaj ka braktisur zonën e tij elektorale pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pas zgjedhjeve, sipas qytetarëve, Agron Gjekmarkaj nuk ka shkuar më në Lezhë, madje disa thonë se deputetin e njohin vetëm si analist në media.

Në ditën që votuesit e tij, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj zgjodhi të kalonte fundjavën në ‘Disney Land’.

Madje, ndonëse deputetit përpiqet shpesh të flasë në media ‘i shqetësuar’ për fatin e demokratëve, duket se vet ai ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me votuesit. Kjo e enjte, ashtu si çdo fillim muaji, sipas rregullores së Kuvendit, i detyron deputetët të zhvillojnë takime në zonat e tyre elektorale, për të dëgjuar hallet dhe problemet e votuesit.

SYRI TV realizoi dhjetëra intervista me qytetar të Lezhës, ku në 25 prill të vitit të kaluar doli deputet i këtij qarku Agron Gjekmarkaj. Në shumicën e tyre, qytetarët shprehen se deputetin e qarkut, Agron Gjekmarkaj e kanë takuar për herë të fundit në fushatë elektorale, ndërsa të tjerë thonë se e kanë parë vetëm në televizor si analistë.

Por ka dhe të tjerë, që shprehen se nuk e njohin fare Agron Gjekmarkajn. Nuk mungojnë as qytetarët që janë zhgënjyer nga deputeti i tyre, Agron Gjekmarkaj. Duket se lidhja e vetme e deputetit të Lezhës me votuesit e tij, është dalja në ekrane ku shfaqet i shqetësuar për demokratët, ndonëse votuesit e tij, i ka parë dhe takuar për herë të fundit në 25 prill të vitit të kaluar, kur mori votën për deputet.

Zjarr Tv Ad