“PDIU siguron rreth 50 mijë vota në zgjedhje”, Mesila Doda: Asnjë qeveri s’do e kalonte skandalin e të dhënave personale pashpjegim. Të hetohet!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda deklaroi se kjo parti synon që në zgjedhjet e 25 prillit të sigurojë rreth 50 mijë vota.

Doda tha se PDIU është koordinuar me PD-në për fushatën elektorale, ndërsa shtoi se votat përkthehen në 5 mandate.

“Kam pasur mundësi edhe përmes njohjeve të mija të mëparshme, që të jem në këto zona. Është një punë 36 gradë që kemi zhvilluar gjatë kësaj kohe. Takoj persona që më parë kanë pasur përkrahur PS-në. Ajo që shoh në bazë është entuziazëm për të ndryshuar në 25 prill. Jemi koordinuar edhe me PD-në, por kemi pasur mbështetësit tanë. S’kemi tentuar që të marrim elektoral nga partitë e tjera. Vetë çështja kombëtare është ende, megjithëse është tentuar që të shfokusohet, por besoj se shqiptarët e kanë të qartë se kjo çështje është me rëndësi për sot dhe nesër.

Besoj se kjo është detyra e çdo partie politike, që të punojë. Bashkimi ekonomi mes shqiptarëve kudo ku jetojnë, krijimi i hapësirave që nuk kanë barriera mes tyre do të sillte një zhvillim të menjëhershëm. Vendet e mëdha kanë ndryshuar kur kanë dyfishuar tregjet. Sot jemi diku tek 2.8 mln. Ndërkohë që edhe Kosova ka mbetur shumë pak. Nëse krijojmë një sinergji të përbashkët, do konsiderohemi si një treg i madh dhe do të kemi një lëvizje më të madhe mes nesh.

Duhet të krijojmë një mini-Shengen kuq e zi. Ne besoj se do të kemi rezultate, jo vetëm në Tiranë por edhe në Elbasanin dhe Durrësin. Ne duhet të kemi pritshmërinë e përhershme që shkon deri në 50 mijë vota. Janë mandate shtesë që i jepen opozitës. Janë qarqe çifte këto. 4-5 mijë vota në Durrës janë një mandat shtesë për opozitën. Kontributi i PDIU është i madh dhe sjell 5 mandate. Është një listë e përbashkët e të djathtës shqiptare që kryesohet nga PD. Por kontributi jonë duhet të jetë duke u fokusuar në arritjen e fitores. Do të duhet të heqim këtë bandë që është sot në pushtet. Momentet e arritjes së marrëveshjes kanë një lloj tensioni, por këtë radhë nuk ka qenë ashtu.

Vazhdoj mendoj se që do të duhej të kishim krijuar edhe një sinergji më të madhe. Por edhe me dy lista mund të optimizojmë rezultatin, janë llogaritje të mirëmenduar. Ne kemi bërë një marrëveshje parimore dhe afatgjate, për praninë tonë brenda këtij koalicioni. Është marrëveshje që është respektuar. Duhet të mendojmë për krijimin e një forcë të madhe që duhet të ndryshojë vendin. Vendi është në zgrib. Në pikën e tij më kritike dhe askush nga politikanët nuk ka luksin që të mendojë për veten e tij. Të jeni të bindur se kandidatët tanë do të marrin të gjitha votat që ka PDIU në qarqet e saj. Do të kemi një rrugë të gjatë, edhe nesër në qeverisje, për të arritur dhe çështjen e përfaqësimit apo dhe çështjen e kauzës tonë kombëtare.

PDIU do të jetë pjesë e qeverisjes nesër. Gjera konkrete s’kemi. S’mund të jetë asnjë politikan normal në këto kushte që të shkojë deri tek ky debat. Kemi rënë dakord në parim që do të jemi bashkë, si pjesë e të sotmes dhe të nesërmes.”, tha Doda.

Duke u ndalur tek gjuha e përdorur në fushatën elektorale mes Edi Rama dhe liderit të PD-së, Basha, Doda tha se kryeministri që në krye të herës përdori shprehje buliste. Ndërsa për Bashës, Doda tha se ai ka ruajtur një standard që e mban prej vitesh, jo agresiv.

Zjarr Tv Ad