PE kritika Tuskut, eurodeputetët: Zgjedhja e Von der Leyen jo demokratike

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu në largim i Këshillit Europian Donald Tusk, i bëri thirrje të enjten Parlamentit Europian të miratojë kandidaturën e ministres gjermane të Mbrojtjes, Ulrsula Von der Leyen, si kryetare e Komisionit të BE-së.

“Për herë të parë ne arritëm një ekuilibër të shkëlqyer gjinor për postet kryesore. Europa jo vetëm që po flet për gratë, por edhe po i zgjedh ato. Besoj se kjo do ta frymëzojë Parlamentin Europian në vendin e tij,” u tha Tusk ligjvënësve të rinj.

Por jo shumë prej tyre e pëlqyen retorikën e Tusk-ut. Fjalimi i tij u prit me rezistencë, pasi shumë ligjvënës pretenduan se kandidimi i von der Leyen ishte jo demokratik dhe që u shërben nevojave politike të krerëve të shteteve që e mbështetën.

“Me gjithë respektin president Tusk, unë nuk mund të mbështes mënyrën se si rrodhën ngjarjet dhe mungesën e respektit që ju treguat ndaj institucioneve të tjera,” tha zv./kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, Esteban González Pons.

“E ardhmja e Europës nuk mund të vendohet pas dyerve të mbyllura dhe me komplote sekrete,” tha eurodeputeti dhe shtoi se do ta mbështesë kandidaturën vetëm për shkak të përgjegjësisë politike.

 

Zjarr Tv Ad