PE voton pr/ligjin për të drejtat e autorit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligjvënësit evropianë kanë miratuar një sërë ndryshimesh në legjislacionin për të drejtën e autorit të cilat mund të ndryshojnë përgjithnjë natyrën informative të internetit.

Projektligji kaloi të martën mes debatesh në Parlamentin Evropian me 348 vota në favor, 274 kundër dhe 36 abstenime.

Amendimet e reja detyrojnë kompanitë e rrjeteve sociale dhe platformat e tjera informative që të botojnë vetëm materiale në përputhje me rregullat e kopirajtit; të lidhin marrëveshje kundrejt pagesës ose jo me autorët, artistët dhe botuesit e tjerë përpara përdorimit të materialeve të tyre origjinale; dhe që shërbimet informative jofitimprurëse apo enciklopedike, si Uikipedia, t’u referohen materialeve dhe burimeve vetëm për qëllime edukative dhe kërkimore.

Europarlamentarët në mbështetje të reformës së kopirajtit thanë se ligji nuk ka për synim censurimin e informacionit por respektimin e rreptë të prodhuesve të çdolloj informacioni dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore evropiane.

Ndërkaq, kritikët e nismës, më së shumti kompanitë globale të internetit që reklamojnë informacion në këmbim të pagesës, siç është Google, druhen se legjislacioni i ri do të cenojë krijimtarinë digjitale të Evropës dhe lirinë e të shprehurit të çdokujt.

Përpara votimit, në fundjavë mbështetësit dhe kundërshtarët e projektligjit e shfaqën revoltën e tyre me protesta, përkatësisht në Gjermani, Austri, Portugali, ndërsa disa gazeta në Poloni u hapën me faqen e parë bosh në shenjë përkrahjeje për ligjin.

Projektligji i votuar do të duhet të aprovohet nga Këshilli i Evropës apo secili vend anëtar për t’u kthyer në ligj, ndërsa zbatimi i plotë do të marrë rreth dy vite kohë.

 

Zjarr Tv Ad