PE voton raportin për integrimin e Shqipërisë, Balla: Mbështet çeljen e negociatave

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti Europian ka votuar gjatë ditës së sotme raportin e eurodeputetit Knut Fleckenstein, për integrimin e Shqipërisë.

Ky raport është miratuar me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, konfirmon lajmin dhe jep detaje.

Ai thotë se Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë.

“Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në Twitter.

Zjarr Tv Ad