Peci: Po i trajtojmë rastet më shpejt se EULEX-i, të ashpërsohen dënimet për korrupsion

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Supreme e Kosovës po i kryen rastet që i ka në punë pa kurrfarë pengese, pa gjyqtarët e EULEX-it, misionit më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian (BE).

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci i tha Ekonomia Online ka thënë se ky mision ka stërzgjatur procedura, madje sipas tij, nganjëherë edhe nuk kanë bashkëpunuar.

“Kurrfarë pengese, ndoshta jemi më efikase dhe më mirë  duke  i trajtuar më shpejtë rastet sesa që i ka kryer EULEX-i, te na në Supreme jemi shumë më përpara se sa kanë qenë me EULEX-in në përfundimin e rasteve, kështu statistikat flasin”.

“Konsideroj se ata kanë stërzgjatur procedura, nganjëherë nuk kanë bashkëpunuar sa duhet se qëllimi ka qenë me punuar bashkë, në vazhdimësi ka qenë ndarja e gjyqtarëve të EULEX-it, gjyqtarëve vendorë që nuk ka qenë ndonjë koncept prej fillimit shkak se dy-tri vitet e fundit të gjithë gjyqtarët e EULEX-it kanë qenë të konfirmuar prej presidentit të shtetit si gjyqtarë këtu dhe ideja ka qenë me punuar bashkë, megjithatë ka pas kontradikta, dilema”.

Kreu i Supremes pret që vendorët të tregojnë rezultatet, duke filluar prej hetimeve dhe akuzave kualitative.

“Po shpresoj se vendorët tash e kanë në dorë është pak kohë e shkurtër 1 vjeçare me treguar rezultate shumë të prekshme për shkak se një rast gjyqësorë duhet me filluar prej fillimit, prej hetimeve kualitative, aktakuza kualitative, prova të mira në mënyrë që me pas sukses deri në fund, kështu që një hallk me dështuar diku atëherë edhe suksesi i një rasti ka me dështuar deri në fund”.

Peci thotë se po mungojnë rezultatet konkrete te rastet e korrupsionit, ngase të akuzuarit nuk po marrin dënimin e merituar.

Në 27 raste të korrupsionit kjo gjykatë ka sugjeruar te gjykatat tjera ngase nuk i kanë aplikuar dispozitat e matjes së dënimit.

“Rezultate konkrete ka pak, për shkak se ata që po shpallen fajtorë nuk po marrin dënimin e merituar, bindja ime. Si Gjykatë Supreme na kemi miratuar një udhëzues për politikë ndëshkimore, e kemi bërë një analizë të rasteve të korrupsionit 27 rasteve, i kam sugjeruar gjykatave për shkak se nuk i kanë aplikuar dispozitat e matjes së dënimin, rrethanat lehtësuese, rënduese dhe po shpresoj që edhe me aprovimin e Kodit të ri Penal, janë ashpërsuar shumë dënimet”.

Me Ligjin e ri për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ai ka marrë kompetenca shtesë duke trashëguar edhe 22 mijë lëndë të papërfunduara, raporton Ekonomia Online.

“Me Ligjin e ri për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme unë ka me marrë përgjegjësi edhe për atë dhomë për shkak se nuk u parapa kryetari i Gjykatës deri tash ka ekzistuar kryetari i Dhomës së Posaçme që ka raportuar në Këshill Gjyqësor edhe unë si kryetarë nuk kam qenë përgjegjës për atë Gjykatë, me ndryshimet e fundit ata i kanë pruar rreth 22 mijë raste të papërfunduara, ka numër jo të mjaftueshëm të gjyqtarëve edhe pse është shpallur një konkurs prej Këshillit Gjyqësor të Kosovës”.

Por angazhimi i gjyqtarëve për Dhomën po del të jetë problem, ngase ata nuk janë të interesuar që të jenë pjesë e saj për shkak të mungesë së përvojës, ngase Dhoma merret vetëm me raste e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Thash që jemi duke i trajtuar rastet e viti 2019, ndërsa Dhomën e Posaçme u shpallë konkursi për 9 gjyqtarë, është specifikë për atë Gjykatë për shkak se nuk donë me shku kandidatë me punuar në atë Gjykatë se është me çështjen e privatizimit edhe nuk kanë përvojë kështu të duhur, herën e parë kur është shpallur konkursi për 7 pozita kanë konkurruar vetëm 4 kandidatë kështu që kemi vështirësi me i plotësuar numrin gjyqtarëve në atë Gjykatë, në anën tjetër duhet me shtuar stafin mbështetës përndryshe nëse i plotësojmë këto kushte ndoshta do të ketë një progres në efikasitet të quaj ati në drejtimin e rastit pasi ka shumë”.

Ai thotë se gjyqtari në punën e tij sipas dispozitave është i pavarur dhe i paanshëm, por duke marrë për bazë se Kosova është shtet i vogël mund edhe të haset në ndikime nga jashtë.

“Gjyqtari në punën e tij sipas dispozitave është i pavarur dhe i paanshëm, por konsideroj se në Kosovë ndoshta janë edhe ndikimet e tjera afërsia, miqësia, farefisnia për shkak se jemi shtet i vogël dhe nganjëherë po përzihen në kuptimin e vendimmarrjes apo ndikimit në politikë, mirëpo në momentin kur një gjyqtarë i cili me një pagë shumë të mirë, më të mirën ndoshta në rajon tash e kanë, nëse pëson në këso ndikime atëherë nuk e ka vendin për gjyqtarë, faktikisht ai është në mandat të përhershëm më një pagë shumë të mirë me kushte që nuk kanë ekzistuar në të kaluarën”.

 

Zjarr Tv Ad