Të hënën pedagogët nuk do të jenë në auditor në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik por në protestë.
Ky vendim është marrë për shkak se zëri i tyre nuk është dëgjuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe rritjen e financimit për kërkimin shkencor. Këtë të premte thirrjet e tyre u drejtuan nga Universiteti i arteve.
“Ne nuk po protestojmë thjesht për xhepin tonë dhe ato 30 për qind që realisht ka shkuar varfëria ku nuk mban më, sa nuk po botojmë dot asnjë studim shkencor. Po reagojmë për të mirën e Shqipërisë, për universitetin”, tha pedagogu Lush Susaj.
Pak ditë më parë, qeveria vendosi rritjen e pagave të pedagogëve me 15 %, ku 7 % do të paguhej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do të akordohej nga vet universitetet. Por edhe me këtë vendim, pedagogët nuk kanë rënë dakord.