Pedagogët marrin zgjidhje për disa kërkesa, por s’janë të kënaqur, Koçavi: Nuk morëm përgjigje për pagat

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe sot pedagogët janë ngritur në protestë dhe këkrojnë t’u rriten pagat.

Sindikada e pedagogëve ka deklaruar se kanë marrë përgjigje për disa nga kërkesat nga Ministria e Arsimit, por që asnjë përgjigje positive për rriten e pagave dhe për financimin për kërkimin shkencor.

Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi parlajmëroi se mësimi do të nisë vetëm nëse u plotësohen të gjitha kërkesat që kanë.

“Jemi në fazën kur MAS ka sjellë një përgjigje për disa kërkesa të profesoratit që janë në procesin e zgjidhjes. Një pjesë e tyre mendojnë që do zgjidhen se ka qenë vetëm pengesa të neglizhencës e mos zbatimit të ligjit ndërsa problemi kryesor që ka të bëjë mëe rritjen e financimit për arsimin e lartë qoftë për pagesat për profesoratit, apo kërkimin shkencor, këto dy elemente nuk janë ezauruar.

Ne ikonsiderojmë dy pikat kryesore për mbarëvajtjen e punës në universitet. Në këtë kontekst ne vijojmë në kërkesat tona se mendojmë që janë të drejta, do vijojë presionin që dhe parlamentin ta bindim të ndryshojë projekt buxhetin.

Jemi në proces bojkoti në vijimësi kjo javë mbyllet me bojkot. I gjithë profesorati është i pakënaqur me këtë përgjigje. Do marrim vendim për vijueshmërinë e bojkotit të premten” tha Kovaçi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad