Pedagogët: Takimi me ministren jorezultativ! Afat deri në darkë, më tej marrim vendim

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka zgjatur afro dy orë takimi i paradites së sotme, mes ministres së Arsimit, Besa Shahini, me një përfaqësi pedagogësh.

Pedagogu Mark Marku, deklaroi se gjatë takimit u diskutua gjendja në universitete, dhe u parashtruan kërkesat e parashtruara nga Asambletë e Universiteteve.

“Nuk pati qëndrim konkret nga ana e ministres. Nuk u shpreh gjatë takimit për asnjërën nga kërkesat. Në terma të përgjithshëm tentoi ta çojë në një takim jorezultativ që ne e cilësojmë si mospërgjigje. Do të presim deri në darkë, më pas do mbledhim asambletë dhe do përcaktojmë qëndrimin për këtë mosreagim të ministres së Arsimit ndaj kërkesave tona”, u shpreh Marku.

Ai tha se ministrja nuk mori asnjë angazhim në raport me kresat e pedagogëve dhe studentëve.

Lidhur me mundësinë e grevës nga ana e pedagogëve, ai shtoi se do të mblidhen Asambletë dhe më tej do të vendosin pedagogët, por se do i lihet kohë ministres deri në darkë, duke mos përjashtuar mundësinë e një greve të përgjithshme të pedagogëve.

Sipas tij, ministrja u përpoq që t’u mbushte mendjen se sa i mirë ishte pakti për arsimin.

Takimi i sotëm, vjen në ditën e fundit të afatit të vendosur nga pedagogët për shfuqizimin e Vendimeve të Këshillit të Ministrave, që shoqërojnë Paktin për Universitetit.

Kërkesat e pedagogëve:

-Mbështetje për kërkesat e studentëve

-Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri

-Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere

-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit të pedagogëve.

Zjarr Tv Ad