Pedagogia Enriketa Papa deklaron:”PD po freskon partinë me emra të rinj, duke bërë të mundur një angazhim të më të mirëve”

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia dhe anëtarja e Komisionit të Vlerësimit në PD Enriketa Papa, në një intervistë për “Neës 24” deklaroi se Partia Demokratike po i përgjigjet kërkesave të reja të demokracisë.

Papa u shpreh se sot jemi në kushtet që kemi një regjim autoritar në pushtet.

Ajo shtoi se me këtë proces, PD synon ardhjen në qeverisje me ekipin më të mirë.

“PD po i përgjigjet kërkesave të reja të demokracisë. Ne duam të zgjedhim kandidatët më të mirë. Është bërë punë e mirë për të zgjedhur figurat më të mira. Është një punë e re, me modelin më të mirë. Sot gjithë Komisioni parashtroi idetë e veta. Është një punë e madhe që na pret. Kandidatët do të kalojnë në filtrat e vlerësimit. Është një punë shumë serioze, me integritet të madh. Sot në parlament kemi njerëz pak të njohur dhe pa integritetin e duhur profesional, ndërsa ne do të përzgjedhim më të mirët.

Ne vuajmë akoma nga mentaliteti komunist i një periudhe të mëhershme të historisë sonë politike. Ky mentalitet ishte që lideri, ai që është lart di gjithcka dhe të tjerët nuk pyeten. Kjo gjë duhet të ndryshojë. PD po freskon partinë me emra të rinj, duke bërë të mundur një angazhim të më të mirëve.

Ne vlerësojmë edhe figurat që përbëjnë Komisionin e Vlerësimit. Është fakt se po shkojmë drejt autoritarizmit. Shqipëria ke nevojë për një ndryshim. Synojmë ardhjen në pushtet me ekipin më të mirë. PD shpreh vlerësim për figurat e ftuara në Komisionin e Vlerësimit. Klima politike në vend është problematike dhe ne do ta ndryshojmë atë”, tha pedagogia, njëkohësisht anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, Papa.

 

 

Zjarr Tv Ad