Sot Kryeministri Rama, ka qenë në Shkodër, ku ka mbajtur një takim me pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të cilët i janë ankuar për burokracitë e panevojshme, sa i përket programeve që ata propozojnë në Ministrinë e arsimit.
Rama u përgjigj s’e hapja e programeve të tjera që nuk ndikojnë për mirë në hapjen e vendeve të reja të punës, apo zhvillimin e cilësisë së arsimit, janë të panevojshme.
“Jemi djegur nga qulli dhe i fryjmë kosit”- tha Rama.
“Kam dërguar një program në Ministrinë e Arsimit të kopsitur me të gjitha detajet, dhe më kanë vendosur vizë. Një program që do të na shtonte bashkëpunimin edhe me pedagogë të huaj. Unë nuk dorëzohem, do të aplikoj prapë, po përse duhet të kalojmë nëpër këto”,- tha pedagogia.
Gjatë përgjigjies që i dha pedagoges për pyetjen e bërë, Rama e kaloi përgjegjësinë tek rektorët, për të cilët tha se janë mëkëmbësit e qeverisë në Universitete, përsa i përket respektimit dhe zbatimit të ligjit.
“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e Universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë.
Sipas Ramës, problemi qëndron tek shqiptarët që autonominë e perceptojnë si liri dhe nuk e shohin si përgjegjësi që duhet të zbatohet me përpikmëri.
“Autonomia në përgjithësi tek shqiptarët, por edhe tek universitetet, kuptohet menjëherë si liri, por nuk kuptohet si përgjegjësi. Që unë jam i lirë të bëj si dua vetë, por për ato gjëra që duhet t’i nxjerr me duart e mia, ngrini duart lart.
Fatkeqësisht tendenca e përgjithshme është që shto programe për të mbajtur pedagogë dhe shto programe për të mbajtur tarifa. Kjo është ajo që na ka mbajtur neve për të dhënë më shumë liri”, shtoi Rama.