Pedagogia: Testi i maturës nuk ishte në nivelin e duhur

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Irsa Ruçi foli për Maturën Shtetërore dhe testin aq të debatuar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Pedagogia tha se testi i maturës nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa kritikoi ashpër edhe përkthimin jo të saktë të pyetjeve, duke hënë se fakti që duan ta modernizojnë testin nuk do të thotë ta banalizojnë atë.

Më tej, ai foli dhe për propozimin e saj për t’i lënë maturantët të zgjedhin të lirë degët që ata duan për në universitet dhe të mos kenë kufizime, pasi një gjë e tillë ndikon negativisht në dijen e tyre.

“Do vazhdojë të bëhet një zhurmë e madhe, nëse ne nuk reflektojmë. Nuk është e rastit kjo që ndodhi, ishte momenti ku ne duhet të marrim përgjegjësitë për të parë në një këndvështrim më të gjerë se matura. Ai test ndoshta mund të shërbejë si një trampolinë prej ku duhet të kapen. Provimi i bëri të rinjtë të kuptojnë se diçka duhet të ndryshojë”, tha pedagogia.

Zjarr Tv Ad