Pedagogu i Mjekësisë nuk shkon në konferencë për 50 euro, akuzon Qeverinë; I kthehet kolegia: Kudo në Ballkan dhe Europë me pagesë janë!

0
1437
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erges Eskiu, pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranës, thotë se nuk do të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore për shkak të një tarife prej 50 eurosh që ia kanë komunikuar pas pranimit, përmes një sms-je në celular.

“Isha pregatitur të shkoja me qejf edhe këtë vit në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore, por vendosa ta bojkotojë atë në shenjë protestë pas mesazhit që mora ditën e sotme, ndaj edhe po e bëj publike. Mesazhi thotë se si pjesëmarrës aktivë (referues) në konferencë duhet të bëj një pagesë 50 euro në bank, për të hyrë e për të referuar studimin tim”, shkruan pedagogu ndër të tjera.

Sipas pedagogut Eskiu, përgjegjësia bie mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se në dy mandate qeveria nuk ka investuar në kërkim shkencor, ka ulur pagat, por kërkon dhe pagesë për të bërë shkencë. “Asnjëherë më parë nuk kish ndodhur që referuesit të paguanin, por kjo është rrjedhojë e mungesës së investimeve në arsim, ndaj përgjegjësi bëj absolutisht qeverinë e Edi Ramës.

Kanë dy mandate qeverisje që nuk investojnë për kërkimin shkencor, na kanë ulur pagat dhe vijmë tani në pikën ku na thonë, mirë që keni derdhur trutë, kohë e mund për të bërë shkencë, por duhet të na jepni edhe para që ta referoni në Konferencën Kombëtare”, shkruan pedagogu Erges Eskiu ndër të tjera. Mes shumë replikave në shkrimin e tij, është dhe një kolege, pedagoge. Ajo shkruan se në të gjitha konferencat shkencore në Ballkan dhe në Europë duhet të paguash që të marrësh pjesë. Madje, thotë ajo, tarifat janë më të larta se 50 euro që janë kërkuar në Shqipëri.

“Edi, me duket cudi qe ky zoteria nuk e dika qe ne si Shqiperi jemi te fundit qe paguajme tarifa konferencash e botimesh. I kane te gjitha konferencat ku une kam shkuar ne Ballkan e Europe keto tarifa, e madje shume me te larta. Dhe jam e bindur qe edhe shkruesi i ketij statusi i di se patjeter ka shkuar edhe ai perderisa punon ne Universitet. Nejse, kur do robi do te shaje qeverine mund te ankohet edhe gjatesine e barit anes rruges”, i përgjigjet pedagogia kolegut të saj.

Shkrimi i plotë i pedagogut Erges Eskiu

Vendosa të bojkotojë Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjeksore 10!

Isha pregatitur të shkoja me qejf edhe këtë vit në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore, por vendosa ta bojkotojë atë në shenjë protestë pas mesazhit që mora ditën e sotme, ndaj edhe po e bëj publike. Mesazhi thotë se si pjesëmarrës aktivë (referues) në konferencë duhet të bëj një pagesë 50 euro në bank, për të hyrë e për të referuar studimin tim.

Asnjëherë më parë nuk kish ndodhur që referuesit të paguanin, por kjo është rrjedhojë e mungesës së investimeve në arsim, ndaj përgjegjësi bëj absolutisht qeveribë e Edi Ramës. Mos e mendoni për asnjë mënyrë si sulm politik sepse është në dëmin tuaj. Prej protestës studentore të vitit 2018, të gjithë pedagogëve të jashtëm të UMT, pagesa j’u është përgjysmuar. Kam tre vite që e ngre këtë shqetësim fhe askush nuk reagon.

Kanë dy mandate qeverisje që nuk investojnë për kërkimin shkencor, na kanë ulur pagat dhe vijmë tani në pikën ku na thonë, mirë që keni derdhur trutë, kohë e mund për të bërë shkencë, por duhet të na jepni edhe para që ta referoni në Konferencën Kombëtare. Ky është akti i fundit më i shëmtuar kundër arsimit dhe kërkimit shkencor. Në krye është një bandë hajdutësh e injorantësh që nuk e duan arsimin, nuk e duan dijen, por duan drogën, pijnë drogën, hanë drogën dhe i servirin drogën këtij populli si zgjidhje ekonomike dhe politike

Një trafikant droge që e urren arsimin dhe shkencën dhe prej 9-vitesh e ka shndërruar Shqipërinë në narkoshtet. Një trafikant droge që po nxit nënshtrimin e largimin e elitës nga vendi duhet rrëzuar nga pushteti me urgjencë.

Prioriteti i çdo shqiptari të ndershëm.

Kjo është goditja finale ndaj kërkimit shkencor në Shqipëri.

Vendosa ta bojkotojë këtë aktivitet në respekt të personalitetit tim pasi nuk mund të pranojë të tilla poshtërsi. Vendosa ta bojkotojë këtë aktivitet në respekt të punës sime dhe në respekt të studentëve të mi, për t’u treguar atyre se kur një gjë është e gabuar duhet refuzuar dhe duhet refuar me forcë. Ato 50€ për pjesëmarrjen time dhe 50€ për pjesëmarrjen e bashkëshortes, janë 100€ për ne dhe djalin tonë.

I bëj thirrje të sinqertë çdo kolegu, studenti dhe çdo profesionisti të fushës së mjeksisë që është pregatitur të referoj, ta braktisë këtë konferencë në respekt të personalitetit të vet, në respekt të punës së vet, pasi që mund të konceptohet që të japësh dije duke paguar nga xhepi.

MSCc. Erges Eskiu

Pedagog i jashtëm në FSHMT

Ps. Me shumë interes ndaj do t’ju lutesha ta shpërndanit që shqiptarët të kuptojnë se fokusi i kësaj qeverie nuk është arsimi, nuk është shkenca, por droga dhe trafikimi i saj.

Zjarr Tv Ad