Pediatrja tregon cilat janë multivitaminat që duhet t’i marrë patjetër çdo fëmijë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjekja pediatre Sonila Biba tha në emisionin ‘Enigmat e Hipokratit’ në Euronews Albania se një fëmijë që ushqehet shëndetshëm, që ka në dietën ushqimore përmbajtje proteinike dhe karbohidrate nuk ka nevojë të marrë asnjë lloj suplementi nga një vjeç e në vazhdimësi.

Por deri në moshën 1 vjeç, tha pediatrja, është domosdoshmëri marrja e 2 vitaminave K dhe D të cilat duhet të merren përmes suplementit pasi qumështi i gjirit nuk i transmeton.

“Mosmarrja e këtyre vitaminave mund të cenojë mirërritjen e fëmijëve. Viti parë i jetës është më i rëndësishmi për fëmijën, është rritja më e shpejtë në jetë, rritemi 25 cm. Mungesa e vitaminës D në këtë periudhë mund të çojë drejt raketizmit”, shpjegoi mjekja.

Ajo tha se pas moshës 1 vjeç fëmijët mund të marrin multivitamina vetëm nëse kanë mangësi në ushqyerje.

“Nëse është fëmijë që ushqehet në mënyrë të shëndetshme nuk ke nevojë t’i japësh vitamina. Nëse nuk konsumon peshkun p.sh. ose drithërat do t’i japësh nje vitaminë ekstra. Pra duhet të jemi në kontekst të fëmijës. Vitamina C është shumë e rëndësishme për pjesën e imunitetit”, tha mjekja pediatre.

Zjarr Tv Ad