Pedonalja e Shkodrës bëhet “gjol”, reshje të papara shiu gjatë mbrëmjes në kryeqendrën e Veriut

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedonalja e Shkodrës ka parë mbrëmjen e djeshme një vërshim të madh uji, për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë nisur pothuajse prej paradites. Intensiteti i lartë i tyre, ka bërë që rrugët e qytetit të kthehen në “gjol”.

Shërbimet e Bashkisë kanë qenë në terren për menaxhimin e situatës, por reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë dhe e kanë pamundësuar ndërhyrjen e menjëhershme.

Edhe vetë shkodranët janë shprehur se reshje të tilla shiu, me interval të gjatë dhe intensitet aq të lartë sa mbrëmjen e djeshme, nuk janë parë ën qytetin kryeqendër të Veriut prej kohësh.

Zjarr Tv Ad