Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Me anë të një postimi Peleshi shkruan se Sir Stuart Peach është mik i shqiptarëve dhe i vlerave të lirisë e demokracisë.
“Sir Stuart Peach emërohet i Dërguari Special i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, mik i shqiptarëve dhe i vlerave të lirisë e demokracisë. Urime!”shkruan Pekeshi.
Kujtojmë që emërimi i Sir Stuart Peach në këtë post vjen pasi kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, teksa shkruante se ky rajon po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre në më shumë se dy dekada