Peleshi për protestën e Berishës: Edhe Putin po të drejtonte opozitën shqiptare s’do bënte asnjë më shumë se kaq

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se më 6 dhjetor ditën që Shqipëria pret lidrët e BE, do të zhvillohet dhe protesta e opozitës.

Peleshi shkruan që ky është një turp që nuk e meriton Shqipëria. Ai ndër të tjera shkruan se Asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare.

Postimi i plotë i Peleshit:

NJË TURP QË NUK E MERITON SHQIPËRIA

Sot, kur Ballkani Perëndimor ka më shumë së kurrë nevojë për mbështetjen e BE dhe SHBA;

Sot, kur Shqipëria po spikat si vendi lider në orientimin e rajonit drejt perëndimit, pa dilema gjeopolitike;

Sot, kur jemi ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE;

Sot, në prag të një ngjarjeje historike të paimagjinueshme për nga forca që i jep rrugëtimit tonë europian – samitit të BE në Tiranë,

Sali Berisha thërret protestë kundër BE, në ditën e samitit.

Asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare.

Një dhurate apo një borxh i vjetër ?

Sidoqoftë këtë faturë nuk mund ta paguajë Shqipëria.

Qëndrimi qytetar ndaj këtij turpi është detyrë e gjithsecilit.

Së pari e pjesës së shëndetshme të PD.

Zjarr Tv Ad