Peleshi takim “online” me sekretarin amerikan të Mbrojtjes: Shqipëria mes 50 vendeve që mbështesin zgjidhjen për pasojat e luftës në Ukrainë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar një bashkësbisedim online me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Përmes një postimi në Facebook, Peleshi thotë se “qeveria po vlerëson mbështetjen që vendi ynë mund të japë në përgjigje të pasojave të luftës në Ukrainë, përkrah mbi 50 vendeve të tjera të botës së lirë.”

“Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, ku bën pjesë dhe Shqipëria zhvilloi sot takimin e radhës nën drejtimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin.

Jemi duke vlerësuar mbështetjen e mëtejshme që vendi ynë mund të japë në përgjigje të pasojave të luftës në Ukrainë, përkrah mbi 50 vendeve të tjera të botës së lirë”, shkruan Peleshi.

Zjarr Tv Ad