Pëllumb Pipero: Epidemia e mirëkontrolluar, ja kush e ka tashmë barrën më të rëndë, po hyjmë në fazën e dytë

0
297
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Pëllumb Pipero ka njoftuar dje në një intervistë për DW, se epidemia është e mirëkonrolluar dhe se tanimë vendi ka hyrë në fazën e dytë. Pipero ka njoftuar dje se nga e hëna rifillojnë punën gjykatat dhe biznesi i vogël, aty ku nuk paraqitet rrezik i lartë infektimi dhe me masa sigurie shëndetësore.

“Në aspektin epidemiologjik dhe atë klinik. Në aspektin e parë vlerësohen – koha që ka kaluar nga rasti i parë që u prek me COVID–19, ecuria e epidemisë në bazë të numrit të rasteve të reja të konfirmuara dhe piku i saj, që për viruset respiratorë përkon nga java e katërt deri në javën e gjashtë. Në aspektin klinik tregues është numri i shtrimeve në spital që tregon për ecurinë e butë të epidemiologjisë, uljen e kurbës së rasteve të shtruara dhe rritjen e rasteve të shëruara. Ndërkohë që rastet e rënda me rrezik jete, kanë filluar të ulen”, – u shpreh Pipero.

Mes të tjerash mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka bërë me dije se në fazën e dytë, që është më e gjatë se e para, barrën më të rëndë e ka shërbimi epidemiologjik.

“Shërbimi epidemiologjik duhet të hetojë në mënyrë inteligjente për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja. Shërbimi spitalor pritet të jetë më i lehtësuar, nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë si deri më tani rregullat, që edhe pse disi të lehtësuara nuk duhet të ulin vigjilencën dhe kujdesin. Rastet e reja janë asimptomatike, kontakte të kontakteve me të infektuarit zbulohen nga shtimi i testimeve. Kemi më shumë raste pozitive, por më pak të sëmurë. Ky është një trend normal dhe i qëndrueshëm i epidemisë, që mendoj se është menaxhuar më mirë sesa në vende të tjera të rajonit”, – ka sqaruar Pipero.

Pas ndryshimeve në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për shkelësit e rregullave të karantinës dhe shtetrrethimit deri në burgim nga 2-8 vjet, Parlamenti miratoi ditët e fundit zgjatjen e situatës së fatkeqësisë natyrore duke e rritur nga 1 në 3 muaj, deri në 23 qershor.

“Risku i ulët nuk do të thotë që këto zona janë të paprekshme, ashtu sikundër nuk do të thotë që nëse rregullat nuk zbatohen ato nuk mund të kthehen nga të gjelbra në të kuqe, tha kryeministri Rama në një takim që zhvilloi në fundjavë me kryetarët e bashkive të zonave të gjelbra, që duhet të angazhohen për zbatimin e rregullave të reja”, – tha Pipero.

Zjarr Tv Ad