Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama, ka publikuar spotin e radhës për Partinë Socialiste, në të cilën shfaqet mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.
Ky i fundit, u drejtohet politikanëve të opozitës, duke i akuzuar se po dëmtojnë procesin e vaksinimit në Shqipëri. Madje, se po rrezikojnë sezonin turistik.
Pipero përpiqet t’u japë një mesazh shqiptarëve, mbi kontrastin mes maxhorancës dhe opozitës, duke u sugjeruar të zgjedhin “jetën”, numrin 12 në listë.
Mbrëmjen e djeshme, analisti Fatos Lubonja, nëpërmjet një lidhje direkte nga Italia për emisionin “Real Story”, deklaroi se nga pandemia sipas tij, është pasuruar mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.
“Sondazhet janë të manipuluara, pa dyshim, është absurde të dëgjosh që në sondazhe janë të pakënaqur dhe 50% votohet për PS. Ata nuk dinë kë kanë pyetur, Piperon më duket, se ai është pasuruar nga pandemia. Duhet një ndryshim dhe rotacion, por dyshoj të ketë rotacion. Sepse ç’kanë bërë këta si parti për votën dhe duhet një bashkim i forcave opozitare për të mbrojtur votën. Ata nuk janë bashkuar”, u shpreh Lubonja.