Pendarovski: Fillimi i negociatave me BE është hap i domosdoshëm

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fillimi i negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është sipas meritës dhe i domosdoshëm  për nxitjen e reformave dhe mbarëvajtjes së kulturës politike në vend, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me shefin e delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, bën të ditur kabineti i shefit të shtetit.

“Pres nga liderët e anëtarëve të BE-së të jenë parimor dhe në përputhje me premtimet e dhëna. Ta vlerësojnë atë që është arritur dhe të mundësojnë Republika e Maqedonisë së Veriut të arrijë sukses në planin e eurointegrimeve”, ka thënë Pendarovski në takim me ambasadorin Zhbogar.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është demokraci e vetme dhe funksionale në rajon, sa i takon zgjedhjeve presidenciale të mirë  organizuara dhe zbatuara, zgjedhja e presidentit si dhe korrektësia e opozitës në kontekst të procesit zgjedhor dhe njohjes së rezultateve dhe vullnetit të qytetarëve.

Pendarovski dhe Zhbogar kanë konstatuar se progresi në eurointegrime është e rëndësisë kyçe për përmirësimin e standardit jetësor dhe ruajtjes së euro-optimizmit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Zhbogar në takimin në vilën “Vodno” ia ka uruar zgjedhjen presidentit Pendarovski duke i uruar kryerjen me sukses të detyrës dhe funksionit të përgjegjshëm.

Ndryshe, në takim janë këmbyer mendime për realizimin e prioriteteve dhe reformave të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimet evropiane.

 

Zjarr Tv Ad