Pendarovski kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Çon në konflikt të armatosur

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë shtypi nga Slloveni, Pendarovski u shpreh se ndryshimi i kufijve mund të çojë në konflikt të armatosur.

“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë. Çdo opsion tjetër mund të krijojë një efekt domino … që mund të dëmtojë disa vende në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut “, tha Pendarovski, duke shtuar se “ndryshimet kufitare mund të çonin madje edhe në konflikte të armatosura”, raporton Reuters.

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës janë tensionuar që nga 2008 kur Prishtina, me mbështetjen e vendeve perëndimore, shpalli pavarësinë nga Serbia.

Serbia dhe Kosova u zotuan në 2013 në një dialog të sponsorizuar nga BE, që synonte zgjidhjen e një sërë dallimesh duke përfshirë mosmarrëveshjet territoriale, por pak përparim është bërë në këtë drejtim.

 

Zjarr Tv Ad