Për katër ditë me radhë, një ushtar është mbajtur peng në Lezhë, fakt i cili nuk ka shqetësuar aspak blutë e këtij qyteti.
Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, zbulohet se nga data 2 deri dje në mbrëmje ka qenë i rrëmbyer ushtari Arben Ndokës në Lezhë.
Për Policinë e Lezhës nuk përbën aspak skandal, pasi ky rrëmbim është larje hesapesh mes narkotrafikantëve.
“Do doja t’ju njoftoja se me 2 deri dje ne mbremje ka qene i rrembyer ushtari Arben ndokes ne lezhe . Dhe kjo per policine e lezhes nuk perben skandal fare sepse ai personi eshte ushtar i Arben ndokes dhe ky rrembim ka ndodhur per shkak te narkotrafikut qe kane bere bashke me arbenin ne lezhe , dhe thuhet se ky person nuk i ka paguar shumen mujore te arbeni . Anonim te lutem zoti berisha se jane persona te rrezikshem ne zonen e Lezhes”- shkruan denoncuesi.
Postimi i Sali Berishës: