Procedohet penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ashtu sic është bërë e ditur edhe më herët, kryebashkiaja me një vendim ka bllokuar disa shkolla në këtë qytet, për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas policisë, Ademi, e cila përfaqëson Partinë Demokratike, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të bshkisë, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.
“Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.
Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.”, thuhet në komunikatën e policisë Shkodër.
Kujtojmë se pak ditë më parë Ademi bashkë me përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike iu përgjigjen me protestë, mitingut të Partisë Socialiste, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet.