Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Kanada, Kuvendi diskuton marrëveshjen

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 1 milionë e pesëqind mijë shqiptare kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, ku pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur të jetojë në Itali dhe Greqi.

Një nga problemet kryesore për ta tashmë mbetet jo vetëm lidhja me atdheun por dhe sigurimi i pensioneve. Në parlament është paraqitur projekti për arritjen e marrëveshjes me Kanadanë.

Në fjalën e tij në seancë, ish-ministri Ditmir Bushati është shprehur kritik për sjelljen e qeverive.

Bushati: Nuk mund tën themi më që jemi vendi i shqiponjave, nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi kombi i Skëndërbeut, Nënë Terezës, nuk mund të përdorim një patriotizëm fals vetëm kur mbushim stadiumet tona dhe brohorasim për kombëtaren tonë. Si socialist, si progresist, si politikan, si qytetar, më shqetëson përqëndrimi i të ardhurave në një grusht njerëzish, prirja jonë për zgjidhje të lehta në vend që të punojmë për modele të qëndrueshme.

Madje ai ka kërkuar një projekt afatgjatë për njohjen e vlerave të Shqipërisë.

Bushati: Na duhet të ndërtojmë një sistem vlerash.Na duhet që të jemi të drejtëpërdrejtë dhe të sinqertë me këtë temë sepse e kuptojmë që kapitalizmi grabitar që kemi ndërtuar këto 30 vite të gjithë së bashku, kush më shumë e kush më pak, nuk premton për të bërë një hap gjigant përpara.

Por për Taulant Ballën qeveria meriton të paktën dhe një falenderim.

Ndërsa u shpreh se me anëtarësimin në BE, pensionet do të njihen.

Balla: Duhet të kemi parasysh që ka një mekanizëm rregullator brenda Bashkimit Europian, që i kërkon këtyre dy vendeve, nënshkrimin e marrëveshjes, aq më tepër pas fillimit të bisedimeve me Bashkimin Europian.Ne do t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian, sepse Shqipëria ka përmbushur pjesën e vet të detyrave të shtëpisë.Në këtë fazë, teksa negociojmë për anëtarësim në Bashkimin Europian, padyshim që Italia dhe Greqia, për shkak edhe të një procesi intensiv negociatash, ku janë përfshirë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Çështjeve Sociale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Kryeministri personalisht, do të sigurojnë njohjen e dyfishtë të sigurimeve shoqërore shqiptarëve, që jetojnë atje.

Lidhur me SHBA, ajo nuk ka një marrëveshje të njohjes reciproke të njohjes shoqërore me asnjë vend tjetër.

Numri i plotë i emigrantëve shqiptarë ende nuk është i ditur, kjo për shkak të lëvizjes së lartë pa dokumente drejt vendeve të BE-së.

Zjarr Tv Ad