Pensioni vullnetar: Siguri për të ardhmen e gjithësecilit.

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç dihet, në vendin tonë mosha e pensionit është periudha më delikate për jetën e gjithësecilit. Shpenzimet janë shumë të larta për të ardhurat e limituara që merren nga pensionet shtetërore dhe shpeshherë pensionistët janë të detyruar të mbështeten tek familjarët e tyre për të përballuar jetesën. Ky fenomen u bë akoma më i qartë gjatë periudhës së pandemisë ku përveçse rrezikut ndaj virusit pensionistët patën problematika të mëdha në përballimin e shpenzimeve kjo dhe për shkak të uljes së prurjeve nga të afërmit e tyre. Në dallim nga të ngjashmit e tyre në europë, pensionistëve shqiptar ju desh të bënin llogaritë jo vetëm me virusin por dhe me pamundësinë ekonomike.

Vlera e pensioneve që marrin qytetarët shqiptarë është padyshim më e ulët se ajo e vendeve të zhvilluara por nuk është i vetmi faktor që ndikon në mirëqënien e moshës së tretë. Qytetarët në vendet e BE prej kohësh kanë zbuluar mënyra për të investuar në të ardhmen e tyre  duke siguruar një pension të dytë vullnetar për të ruajtur një standart të lartë jetese edhe gjatë pleqërisë. Duke investuar në pensionin vullnetar gjatë viteve të punës ata sigurojnë një pleqëri të qetë dhe të qëndrueshme ekonomikisht.

Në vendin tonë investimi në pensionin vullnetar po rritet në mënyrë të shpejtë, kjo dhe për shkak të fleksibilitetit të skemës dhe mundësisë që i ofron çdo individi për të patur një pension dhe një të ardhme më të mirë. 

Disa nga përparësitë e pensionit vullnetar janë: dalja në pension para moshës së pensionit shtetëror, fleksibilitet në investim pra mundësi për të gjithë, mundësi tërheqje të menjëhershme të shumës së akumuluar & përfitime të rëndësishme fiskale për bizneset që investojnë.

Kompania lider në sektor është Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL që zotëron rreth 44.2% të tregut të pensioneve vullnetare duke ofruar interesa deri në 4%. Në Fondin SIGAL çdokush mund të gjejë formulën që i përshtatet pasi ka 5 lloje pensionesh dhe 7 opsione investimi, të krijuara për ti dhënë mundësinë gjithëkujt. Por ka dhe më shumë, Fondi SIGAL kujdeset vazhdimisht për anëtarët e tij duke dhuruar bonuse fantastike deri në 30% në produktet e grupit SIGAL.

Ka ardhur moment që të gjithë të mendojmë për të ardhmen tonë duke filluar nga SOT. 

Kontaktoni konsulentët e Fondit SIGAL dhe merrni këshillimin FALAS në lidhje me krijimin e një të ardhmeje më të bukur për ju dhe familjarët tuaj.

Kliko dhe njihu me këshilltarin tënd personal: https://fondisigal.com.al/keshilltaret/

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...