Pentagoni autorizon transferimin e 1 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit me Meksikën

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliardë dollarëve tek inxhinierët e ushtrisë për ndërtimin e mureve të reja përgjatë  kufirit SHBA-Meksikë.

Këto janë fondet e para pas deklarimit të emergjencës kombëtare nga presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe ndërtimin e murit që premtoi gjatë fushatës zgjedhore.

Demokratët kanë protestuar kundër lëvizjes.

Fondet e autorizuara nga Pentagoni do përdoren për të ndërtuar rreth 91 km rrethim.

Presidenti Trump e konsideron situatën në kufirin jugor një “krizë” dhe këmbëngul se një pengesë fizike është e nevojshme për të ndaluar kriminelët të kalojnë në SHBA.

Kritikët e tij thonë se presidenti ka fabrikuar emergjencën e kufirit.

Në një deklaratë Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan autorizoi komandantin e Korpusit të Inxhinierëve të SHBA për fillimin e planifikimit dhe ekzekutimit deri në 1 miliardë mbështetje për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Doganave dhe Patrullës Kufitare”.

 

Zjarr Tv Ad