Pentagoni konfirmon vde.kjen e djalit të Bin Ladenit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Mark Esper, konfirmoi të mërkurën se Hamza bin Laden, djali i ish-kreut të al Qaeda, Osama bin Laden, ka vdekur.

“Kjo është ajo që unë kuptoj,” i tha Esper Fox News në një intervistë kur u pyet nëse Hamza bin Laden kishte vdekur.

I pyetur nëse SHBA kishte ndonjë rol në vdekjen e tij, Esper u përgjigj: “Unë nuk kam detaje në lidhje me këtë. Dhe nëse do të kisha, nuk jam i sigurt se mund ti ndaja me ju.”

Zyrtarët amerikanë i thanë CNN muajin e kaluar se SHBA vlerëson se Hazma Bin Laden kishte vdekur, por nuk dha detaje.

Në fillim të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti Hamza bin Laden, i cili besohej të ishte 30 vjeç, një udhëheqës “në zhvillim” i al Qaedas, duke ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarë për çdo informacion që do të çonte në kapjen e tij.

Zjarr Tv Ad