Peqin, 32-vjeçari i dehur godet mjekun

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 32-vjeçar është paraqitur në spitalin e Peqinit në gjendje të dehur dhe ka dhunuar mjekun.

I riu me iniciale A. K., goditi për shkak të detyrës mjekun me iniciale Y. T.

“Shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Peqin ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.,”-informon policia.

Pas marrjes së njoftimit uniformat blu të Peqinit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad