Andi Bushati: Lulzim Basha ka bërë protesta më të forta, se ato që organizuan Sali Berisha dhe Ilir Meta

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Now” në Euroneës Albania, Bushati iu drejtua Metës duke i thënë se në protestat e Bashës, njerëzit ishin më të motivuar.

“Për mua, Lulzim Basha ka bërë protesta më të forta. Në ç’kuptim më të forta? Është tjetër një njeri i motivuar, ku një njeri i hedh parlamentit molotovin, sesa një njeri që vjen nga puna, me autobus të paguar dhe kthehet prapë në shtëpi. Pra, një njeri që është i gatshëm të shkojë në konfrontim fizik me një pushtet që po e vjedh, grabit, po i rrëmben votën, është më i motivuar. Ne në këtë protestë nuk e pamë”, theksoi Bushati.

Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.

Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

Zjarr Tv Ad